Site icon PORTALB

Për shkak të airbegut Mercedes tërheqë mbi 100 mijë automjete në SHBA

Mercedes vjen me GLE 63 AMG

Mercedes

Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes bëri të ditur se për shkak të problemit i cili mund të shkaktojë airbegu ka tërhequr 126 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Gjegjësisht, nga kompania gjermane lajmëruan se ekziston mundësia që në disa modele të caktuara airbegu të aktivizohet pa përplasje. Tërheqja ka të bëjë me modelin C-300, C-350, C-63 nga viti 2008 dhe 2009, dhe GLK-350 4-matic nga viti 2010.

Mercedesi theksoi se për shkak të defektit në prodhim mund të korrodohet njësia e kontrollit të airbegut dhe kështu të shkaktojë mosfunksionim. Kjo mund të sjell deri tek ajo që airbegu të fryhet pa paralajmërim apo të mos aktivizohet në rast të përplasjes.

Tani për tani dihet se tre aktivizime “të panevojshme” kanë ngjarë në SHBA, po aq edhe në vendet tjera, por nuk dihet nëse dikush është lënduar.

Pronarët e automjeteve do të lajmërohen deri në fund të vitit 2015, por Mercedes nuk saktësoi kur do të fillojë me tërheqjen. Dihet se distributorët do të testojnë njësitet e kontrollit dhe do t’i rregullojnë nëse paraqitet nevoja.

Exit mobile version