Site icon PORTALB

Roja bregdetare turke shpëton 129 refugjatë

Foto arkiv

Të paktën 129 refugjatë, shumica sirianë, janë shpëtuar sot nga brigjet e krahinës perëndimore Mugla të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni i sotëm vijoi pas një tentimi të dështuar të refugjatëve për të arritur në ishullin grek të Rodosit, bëjnë të ditur rojet bregdetare turke.

Refugjatët, u raportua se kanë mbërritur në Gemiler Bay të martën dhe qëndruan në mal gjatë natës. Anija 14 metërshe e gjatë në të cilën kishin hipur 129 refugjatë sirianë dhe afganë, mes tyre edhe 33 fëmijë, kanë lundruar drejt Rodos-it dhe kanë qenë vetëm 5 kilometra larg kur motori i saj u ndal së funksionuari.

Roja bregdetare turke i zbuloi gjatë një patrullimi të planifikuar në orët e hershme të së mërkurës.

Exit mobile version