Site icon PORTALB

Liderët e Kinës dhe Taivanit takohen për herë të parë pas 70 vitesh

Xi Jinping

Xi Jinping

Presidentët e Kinës dhe Taivanit do të kenë shansin që të takohen sy më sy për herë të parë pas më shumë se 70 vitesh, gjatë një takimi të planifikuar të shtunën në Singapor, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi të mërkurën se një zyrtar në Pekin ka zbuluar se presidenti i Kinës Xi Jinping dhe i Taivanit Ma Ying-jeou kanë caktuar takim.

Zyrtari Zhang Zhijun tha se “ata do të shkëmbejnë pikëpamjet në promovimin e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve”.

Ai tha se delegacionet e të dyja vendeve kanë vendosur që përmes konsultimit takimi të mbahet në emër të liderëve.

“Kjo është një marrëveshje pragmatike në përputhje me parimin e një Kine, derisa marrëdhëniet e acaruara ende nuk janë zgjidhur”, shtoi Zhang.

Që kur udhëheqësit nacionalistë kinezë ikën në Taivan në vitin 1949 pas luftës brutale civile me komunistët e Mao Zedong-it, Kina e ka konsideruar këtë rajon si krahinë seperatiste, e cila do t’i kthehet.

Exit mobile version