Site icon PORTALB

OKB: Në Halep, Hama dhe Idlib gjatë tetorit mbi 123 mijë persona të zhvendosur

OKB

OKB

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric deklaroi se mbi 123 .000 persona janë zhvendosur gjatë muajit të kaluar në rajonet e Halepit, Hamas dhe Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Dujarric tha se në periudhën prej 5 deri më 30 tetor për shkak të veprimeve luftarake në tre rajonet e lartpërmendura gjithsej 123.842 persona kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

“Rruga që shpie nga Hama në Halep është e bllokuar nga 23 tetori dhe rreth 700.000 banorë janë të ekspozuar ndaj rrezikut të madh në territorin e këtyre qyteteve të cilat i kontrollojnë forcat qeveritare”, tha Dujarric dhe shtoi se institucionet dhe personeli mjekësor janë nën sulme të vazhdueshme në Idlib, në të cilat para dy javëve u kryen sulme ndaj dy spitaleve.

Lufta në Siri filloi në mars të vitit 2011, ndërsa deri tani kanë humbur jetën më shumë se 250.000 njerëz. Siria është shndërruar në vend burim më i madh i refugjatëve në botë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 3.9 milionë sirianë janë larguar nga vendi, ndërsa së paku 7.6 milionë janë zhvendosur brenda Sirisë. Turqia fqinje ka strehuar më shumë se dy milionë refugjatë sirianë dhe është bërë vendi më numër më të madh të refugjatëve në territorin e saj.

Sipas të dhënave të OKB-së në Siri momentalisht ka 13.5 milionë njerëz të cilëve urgjentisht u nevojitet ndihmë humanitare.

Exit mobile version