Site icon PORTALB

DAP me drejtor të ri, largohet Goran Trajkovski

Goran Trajkovski

Goran Trajkovski

Drejtoria për të Ardhura Publike ka fituar drejtor të ri. Nga Qeveria për 24 Vesti, thonë që në vendin e Goran Trajkovskit do të vendoset Kirill Minovski, apo tanimë ish drejtori i inspektoriatit të Tregut.

Ky vendim u mor në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ku në rend dite ishin çështjet kadrovike.

Nga Qeveria thonë që me Trajkovskin do të vazhdojë bashkëpunimi dhe se pritet të emërohet në tjetër funksion, njofton MIA.

Prizma shkruan se nga burimet e saj, mëson se Goran Trajkovski është larguar për arsye të qëndrimeve të ndryshme me ministrin e Financave Zorn Stavrevski, ndërkaq nga Drejtoria për të Ardhura Publike, thonë që Trajkovski ka dhënë dorëheqje.

Në rrjetet sociale është publikuar një porosi elektronike ku shihet se tanimë, ish drejtori i DAP-it e ka shkruar dhe letrën e lamtumirës.

 

Trajkovski në pozitën e drejtorit të DAP-it ka është që nga viti 2006 që kur ka ardhur në pushtet VMRO-DPMNE-ja, ndërkaq ky ka qenë mandati i tij i tretë.

Exit mobile version