49 vjeçari gostivaras M.K, mbrëmë në Polici ka paraqitur rastin se në periudhën nga gushti deri në nëntor të këtij viti, deri më tani persona të panjohur në arën e tij në vendin “Gradec”, si dhe në parcelat tjera afër, në zonën e Zhelezna Rekës, ilegalisht ia kanë prerë 30 deri në 50 metër kub dru ahu, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.
“Një pjesë e druve janë bartur, ndërsa pjesa tjetër janë lenë në vend. Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 180 mijë denarë. Punohet në zbulimin e kryerësve”, njoftojnë nga SPB Tetovë.