Site icon PORTALB

Riparohet ndërtesa e kopshtit të fëmijëve “Dielli” në Strugë

Pamje nga Forumi qytetar, Struge

Pamje nga "Forumi qytetar", Strugë (Foto: Radio Evropa e Lirë)

Kopshti dyzet vjeçar i fëmijëve “Dielli” në Strugë në të cilin janë pranuar afër 150 fëmijë, më në fund do të riparohet. Bëhet fjalë për zëvendësimin e çatisë së vjetër me një të re për të cilën tani janë miratuar edhe burimet financiare. Sipas përfaqësuesve të Këshillit të prindërve, të organizatave joqeveritare dhe Forumit qytetar të mbajtur jo shumë kohë më parë, ky ishte një ndër shqetësimet kryesore që kërkonte zgjidhje. Çatia e vjetër ka qenë e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe edukatorëve dhe ka pikuar sa herë që ka rënë shi, njofton Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.

Sipas Katerina Teleska Skeparoska, kordinatore e projektit nge Qendra për komunitetin nga Komuna e Strugës, për këtë projekt janë miratuar 2 milion e 400 mijë denarë dhe do të financohet nga Komuna e Strugës dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur për Maqedoninë. Ajo tha se deri në fund të këtij vitit pritet që të mbarojnë të gjitha obligimet formale kurse me fillimin e vitit të ardhshëm do të fillojnë punimet për rindërtimin e çatisë.

Exit mobile version