Site icon PORTALB

Matoshi: Shqiptarët tregojnë muskuj ndaj Gruevskit duke u rreshtuar përkrah Erdoganit

Halil MATOSHI

Halil MATOSHI

Analisti Halil Matoshi thotë se ai nuk e kupton se si shqiptarët e festojnë fitoren e Recep Tayip Erdoganit.
Ai thotë se e pakuptimtë për të, është festa e shqiptarëve të Maqedonisë.

Matoshi tha se kjo ndoshta bëhet për arsye se shqiptarët e Maqedonisë duan të tregojnë muskuj përballë shtetit maqedonas, duke u rreshtuar përkrah Erdoganit.

“Për mua është ende e pakuptueshme se si shqiptarët e festojnë fitoren e Erdoganit. Nuk mund ta shpjegoj Shkupin dhe Tetovën sepse kanë më shumë qasje emotive se sa racionale. Ndoshta tentojnë të tregojnë para maqedonëve muskuj duke u rreshtuar me Erdoganin. Shqiptarët para se të rreshtohen me Erdoganin mendoj se duhet t’u konvenojë një Turqi moderne, normale dhe demokratike”, ka thënë Matoshi në emisionin “Click” të RTV21.

Exit mobile version