Site icon PORTALB

Nikolla Gruevski luajti rolin e tv-telekomandës!

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Miq të dashur,

Kryeministri Nikolla Gruevski ,një decenie menaxhoi me këtë detyrë publike si tv-telekomandë. Ministrat shqiptarë në veçanti, këtij premieri i shërbyen si bateri për t’ia furnizuar telekomandën e tij. Një decenie shumë projekte ministrave shqiptarë me të ashtuquajtur zëvendëskryeministër për çështje ekonomike ua sabotoi në mënyra të ndryshme .

Ato pak projekte me truqe ua mundësonin që ti inkorporojnë në buxhetet ,por secilin vit radhazi me opstrukcione të ndryshme , nuk i mundësonin të zhvillojnë procedurat për të filluar investimet. Por ajo që është indikative se ministrat shqiptarë heshtën një decenie si kukulla kineze. Shembull eklatant është projekti i infrastrukturës për ndërtimin e pjesës së shiritit të veçantë të autostradës në aksin (Zhelinë-Petrol kompani) së bashku me viaduktet për qasje nga autostrada në zonën e lirë dhe anasjelltas në afërsi të Tetovës. Fatmir Besimi disa vite kryesoi me dikasterin kompetent për ekonomi, disa vite parashiheshin zëra të veçantë me shuma solide në buxhet për këtë infrastrukture për qasje në zonën ekonomike, por nuk pati ndërtime konkrete. E tani, çka bënë pastaj, ministri Saraçini dhe çka po bën Bekim Neziri, për veç se i është ngulitur në kokë vetëm të ,,Fillojë,, por ku do të arrijë as vet nuk e di.

A ka ndonjë shembull diku ku planifikohet zonë e lirë ekonomike por që nuk ke qasje prej autostradës dhe mundësi për tu kyçur në te.? JO, zonë ekonomike të lirë të përcaktuara me ligj, pa infrastrukturë për qasje nuk ka askund. Por ky ministër kur; nuk njoftoi opinionn se pse mjetet ridestinoheshin për projektet në Maqedoninë lindore. Sa herë dështuan procedurat e dhënës me koncesion të kësaj zone të lirë ekonomike në Tetovë, cilët modele të koncesionimit u tenderuan, Pse dështuan të gjitha,

A e di dikush se me cilin model të koncesionimit u nda kjo zonë ekonomike, për së fundi herë, do të thoni modeli publiko privat,, jo është një model tjetër unikat i koncesionimit – alla BDI. Ky ministër me qetësinë e tij perfide në këtë dikastere vuri në mashtrime shqiptarët kurse në dikasterin e Eurointegrimeve luajti me përpikëri rolin e postierit vetëm për të folur atë çka i përcakton Gruevski dhe për ta informuar saktësisht se çka i thonin burokratët e BE-së lidhur me integrimin e vendit. Ju lutemi do të japim komparimin e prononcimeve të tij , ai në mënyrë stereotipe mashtron shqiptarët vetëm me pesëmbëdhjetë rreshtat që i ripërsëritën në forma të ndryshme. Integrime nuk ka, kjo nuk varet vetëm prej tij, por mashtrimi dhe heshtja e bën fajtorë. Fatmir Besimi është susta numër DY në telekomandën e Nikolla Gruevskit.

Exit mobile version