Site icon PORTALB

LR – PDSH dega e Çairit zgjedh kryetarin e ri

LR – PDSH dega e Çairit zgjedh kryetarin e ri

Më 03.11.2015 në ora 19.00 në teatrin për fëmijë në Çarshinë e vjetër në Shkup u mbajt Kuvendi zgjedhor i LR – PDSH dega e Çairit, ku kryetar u zgjodh Rizvan Bela, profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.

Në kuvend mbajti fjalim Kryetari z.Ziadin Sela, ndërsa i pranishëm ishte edhe nënkryetari Agon Ferati, si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë qendrore të LR-PDSH dhe rreth 200 anëtarë të tjerë të Lëvizjes për Reforma nga Çairi.

Kryesia e Degës përbëhet prej: Gazmend Zaimi – Inxhinier i Mekatronikës, Besir Ajdini – Jurist, Marigona Emini – Juriste, Ajsun Ilazi – Biznes Menaxhment, Sara Imeri – Pedagoge, Lemiana Poliku – Ekonomiste, Sevime Hoxha – Prof. i Gjuhës Angleze, Ismail Ramadani – afarist, Ali Elezi – afarist, Hysamedin Bafqari – Prof. i Gjuhës Angleze, Elmedina Axhami – Juriste, Arian Selmani – Mjek fizioterapeut.

“Premtoj se do t`i shërbej qytetarëve dhe do të jem faktor bashkues në degë, apelojmë te të gjithë ata që duan të na bashkëngjiten se jemi të hapur për tu bashkuar me ne, do të punojmë në favor të qytetarëve”, tha kryetarit i ri i degës, Rizvan Bela./ Portalb

Exit mobile version