Site icon PORTALB

Pitela në Tiranë për të bindur shqiptarët që të marrin refugjatët sirianë

Eurodeputeti Giani Pitela

Eurodeputeti Giani Pitela ka falenderuar qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar për të pritur refugjatët sirianë në Shqipëri.

Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Pitela theksoi se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit po i japin një mësim të mirë Evropës, për mënyrën se si po kontribuojnë në krizën e emgrantëve.

“Shqipëria dhe vendet e Ballkanit po na japin të gjithëve një mësim, për sa u përket emigrantëve.
Edhe Shqipëria e ka shprehur gatishmërinë e vet, duke pohuar vlerën e solidaritetit të cilën nganjëherë vendet evropiane e kanë harruar”, u shpreh eurodeputeti italian.

Ndërkohë që edhe kryeminsitri Rama ka theksuar se Shqipëria do të japë kontributin e saj në zgjidhjen e çështjes së emigrantëve duke u radhitur në krahë të vendeve më të fuqishme të Evropës.

“Sigurisht që folëm dh për krizën dramatike të refugjatëve që me flukse të paimagjinuara, deri pak kohë më parë, braktisin shtëpitë e tyre nga luftrat në Siri dhe gjetkë me synim për të shkuar në Gjermani. Jam shumë mirënjohëës për vlerësimet që ju bënë rolit të ballkanit në këtë krizë dhe përgjegjshmërina evropian të vendeve të ballkanit për të ndarë përgjegjësinë për ndarjen e kësaj krize së bashu me shtete e mëdha të evropës, të cilët kanë peshën kryesore.

Ndër të tjera eurodeputeti italian tha se shqipëria është e gatëshme që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për në Bashkimin Evropian, transmeton portali Syri.net

Exit mobile version