Site icon PORTALB

Meta sulmon Ramën pas publikimit të draftit: Jo ndryshimeve si në 2008-n

Ilir Meta

Ilir Meta

Shpërthen Ilir Meta. Pas zbulimit nga ana e tesheshi.com të draftit ku LSI i dërgon Komisionit të Venecias kundërshtimet e saj me draftin për ndryshimet kushtetuese, ka qenë Ilir Meta që ka sulmuar hapur reformën thelbësore që Edi Rama në ujdi me ndërkombëtarët po synon ta miratojë në fundin e vjeshtës.

Kreu i Kuvendit nuk ka hezituar të sulmojë kolegun e tij në koalicion, Edi Rama për prekjen në ligjin themeltar të shtetit së bashku me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha.

“Kemi shprehur mbështetjen tonë më të plotë për reformën në drejtësi pasi ky është një sistem që nuk ka funksionuar sipas pritshmërive, por ka edhe një përgjegjësi serioze me zbatimin e ligjit në vend në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e ka të nevojshme të ndryshojë në mënyrë”, deklaroi kreu i LSI-së.

Meta tha se propozimet e LSI-së adresuar Venecias synojnë të përmirësojnë draftin e paraqitur nga ekspertët, ndërsa nuk komentoi në lidhje me zërat që qarkullojnë së fundmi se ka kontakte mes PS-së dhe PD-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, transmeton Tesheshi.

Exit mobile version