Site icon PORTALB

Mega-projekt, në Turqi nga 2019 sisteme të ujitjes në mbi një milion hektarë

Mega-projekt, në Turqi nga 2019 sisteme të ujitjes në mbi një milion hektarë

Turqia po shënon një trend të vazhdueshëm të rritjes së investimeve në realizimin e një projekti të madh të zhvillimit të Anadollit Juglindore (GAP), që përfshin sistemin e ujitjes, dhe është planifikuar që nga 2019, sistemet e ujitjes të aktivizohen në një sipërfaqe prej një milion hektarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i GAP, Sadrettin Karahocagli për AA tha se GAP është një nga projektet më të mëdha të zhvillimit në botën e sotme, në të cilën po ndërtohen shumë impiante hidroelektrike, zona industriale, duke forcuar arsimin dhe të gjitha burimet e infrastrukturës në rajon.

Duke theksuar se ujitja e tokës jopjellore dhe transformimi i tyre në tokë pjellore bujqësore është një pjesë e rëndësishme e GAP-it u shpreh: “Aktualisht në jug-lindje të Anadollit ujisim rreth 440,000 hektarë. Kemi përfunduar pjesën më të madhe të punës infrastrukturore për ujitjen të edhe një milion hektari. Është ndërtuar kanali kryesor i ujitjes i gjatë 900 kilometra, dhe pranë tij janë ndërtuar rezervuarët mbledhëse dhe ato kryesore për ujitjen e tokave bujqësore”, tha Karahocagil.

Duke theksuar se në procesin e ujitjes deri tani nga buxheti janë shpenzuar më shumë se 1.25 miliardë lira turke (403 milionë euro), Karahocagil tha se është paralajmëruar rritje e investimit në këtë fushë, sepse është vërtetuar se projekte të tilla në një afat të shkurtër në mënyrë të konsiderueshme mund të përshpejtojnë zhvillimin e të gjitha sektorëve të tjerë të ekonomisë dhe të përmirësojë standardin e jetesës së njerëzve.

“Projekti i ujitjes paraqet një lloj unik të zhvillimit. Ai avancon të gjitha degët e ekonomisë, por edhe sjell hidroenergji. Nuk është kjo vetëm sjellje e ujit në arë, por krijim i kushteve për të rritur prodhimin e gjërave ushqimore dhe materialeve të tjera të papërpunuara. E gjithë kjo sjell vende të reja pune dhe begati në jetën e njerëzve”, përfundon Karahocagil.

GAP është një program gjithëpërfshirës i zhvillimit të ekonomisë së qëndrueshme dhe sociale me të cilin Turqia në këtë fushë është bërë shembull në botë. Bëhet fjalë për disa dhjetëra miliardë të investimeve në infrastrukturë që kanë për qëllim që rajonin e Anadollit Juglindore ta kthejnë në të begatë. Bëhet fjalë për nëntë krahina turke, Adiyaman, Batman, Dijarbakir, Gaziantep, Kilis, Siirt, Sanliurfa, Mardin dhe Sirnak, të cilat shtrihen në luginat e lumenjve Eufrat dhe Tugris.

Exit mobile version