Site icon PORTALB

Leskovik, kapen 172 kg drogë dhe katër në pranga

Leskovik, kapen 172 kg drogë

Policia ka arritur të kapë plot 172 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. Bëhet fjalë për një operacion në Leskovik, ku në banesën e shtetasit Fredi Kara u gjet sasia e sekuestruar, një pjesë e së cilës ishte gati për t’u tharë.

Në pranga kanë rënë Marjaldo Nela, Arti Riza, Julian Vasiu dhe Fredi Kara, ndërsa operacioni në Leskovik e Kolonjë vazhdon ende.

Mbi katër shtetasit e arrestuar rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Exit mobile version