Site icon PORTALB

Dy trupa të pajetë gjenden në një motel në Manastir

Manastir

Manastir

Dje pasdite, një grua K.I. 27 vjeçare dhe një burrë Gj.I. 33 vjeçar, janë gjetur të vdekur në dhomën e një moteli në qendër të Manastirit. Ngjarjen në policinë e Manastirit e kanë paraqitur personeli i motelit, pasi që të dy mysafirët gjatë kohë nuk kanë dalë nga dhoma të cilën e kishin marrë disa ditë më parë, transmeton Portalb.

Ngjarjen është konfirmuar nga SPB-Manastir. Sipas informatave të para, ata e kanë marrë dhomën më 24 tetor, ndërkaq personeli i motelit nuk i ka parë që të kishin dalë nga dhoma.

Nga shërbimi mjekësor e kanë konstatuar vdekjen, policia përmbahet për të dhënë detaje mbi ngjarjen, ndërkaq prokurori publik a urdhëruar që trupat të dërgohen për autopsi.

Nga ekspertiza e parë, ashtu siç mëson, Vest, te të dy trupat janë parë shenja të dhunës, transmeton Portalb.

Exit mobile version