Site icon PORTALB

Pogba pritet të qëndroj në Juventus edhe një edicion

Paul Pogba

Minoi Raiola ka insistuar se klienti i tij, Paul Pogba mund të qëndroj në Juventus edhe pas këtij edicioni, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave tjera.

Ai tha se Pogba nuk e ka shprehur asnjëherë dëshirën për tu larguar, ashtu edhe sikurse Juventusi nuk ka dashur ta shes atë.

“Disa skuadra ofruan 85 milionë euro, plus bonuset, por Pogba dëshiroi të qëndroj dhe Juventusi dëshiroi ta mbante atë. Ai kurrë nuk ka kërkuar për t’u larguar dhe ai mund të qëndroj edhe një sezon, sepse ai tashmë e ka vazhduar kontratën”, tha Raiola për GR Parlamento.

“Për momentin Pogba do të qëndroj dhe nuk ka asnjë para-kontratë me asnjë skuadër”.

Kujtojmë se për Pogban janë të interesuara skuadrat më të mëdha evropiane si, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Manchester City, United dhe PSG.

Exit mobile version