Tragetet greke nuk do të lundrojnë në 48 orët e ardhshme, pasi marinarët do të protestojnë kundër rritjes së papunësisë në sektorin e tyre, uljes së të ardhurave dhe kundër masave shtrënguese të imponuara nga qeveria, raporton Anadolu Agency (AA).
Brenda grevës dy-ditore, që filloi sot, të gjitha tragetet do të qëndrojnë në portet e tyre që do të ndikojë në masë të madhe tek ishujt që nuk kanë portet e tyre.
Nga Sindikata e Detarëve theksojnë se kjo është një grevë paralajmëruese para grevës të përgjithshme që është parashikuar për më 12 nëntor.
Qeveria greke ka miratuar masa të reja shtrënguese dhe rritjen e taksave në këmbim të pakos së tretë të ndihmave të vendit në vlerë prej 86 miliardë eurosh.