Site icon PORTALB

Maqedoni, ulet çmimi i derivateve

Ulet  çmimi i derivateve të naftës

Me vendimin, bëhet ulja e çmimeve rafinerike dhe atyre me pakicë të derivateve të naftës për 3,46, përkatësisht 2,02 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 paraqet 62 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64, EURODISEL (D-E V) për 49,5, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 38 denarë për litër.

Me vendiminm e KRRE-së për 0,57 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS dhe tani do të kushtojë 21,313 denarë për kilogram.

Si shkak për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 5,83 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëpve të kaluara dhe për 1,406 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin, njofton MIA.

Exit mobile version