Site icon PORTALB

Angellovski vetëm me dy shqiptarë ndaj Malit të Zi dhe Libanit

Leonard Zhuta (18) në duel me Sergio

Leonard Zhuta (18) në duel me Sergio

Seleksionuesi i ri i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angellovski ka shpallë listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që do të luajë në muajin nëntor kundër Malit të Zi dhe Libanit.
Edhe pse deri më tani jemi mësuar që në reprezentacionin e Maqedonisë të kemi së paku 5-7 futbollistë shqiptarë, Angellovski kësaj radhe ftesë u ka bërë vetëm dy futbollistëve shqiptarë, janë Leonard Zhuta i Rijekës dhe Agim Ibraimi i Mariborit të Sllovenisë.
Ndeshjen e parë Maqedonia e luan me 12 nëntor kundër Malit të Zi, ndërsa me 17 nëntor luan kundër Libanit. Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Arena Fillipi i II-të”.

Exit mobile version