Site icon PORTALB

Një fotografi dhe një paralajmërim nuk janë bazë e mjaftueshme për lajm

[Recension: “Arben Labënishti “selam” BDI-së”]

Favorizimi dhe komentet nuk janë lajm. Ata janë propagandë e cila për opinionin nuk duhet të përcillet si lajm. Në rastin konkret, lajmi që po recensojmë shkruan për një aktivitet i cili mund të ishte edhe privat, por që vetë gazetari ka vendosur t’i japë konotacion politik publik.

Linku deri te artikulli origjinal: “Arben Labënishti “selam” BDI-së”

Data dhe koha e publikimit: 24.10.2015

Data e recensionit: 25.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Për të vërtetuar të njëjtën, autori nuk ka kërkuar qëndrim nga pala e përfshirë në tekst. Mungesa e citimeve, rrezikon vërtetësinë e lajmit. Gjithashtu komentet e bëjnë gazetarin të njëanshëm dhe tendencioz në artikullin e tij.

Ish ministri dhe deputeti i BDI-së, Arben Labënishti, akoma mbetet një “halë në sy” për drerjtuesit aktual të BDI-së, duke pasur parasysh mbështetjen e konsiderueshme që ai gëzon në qytetin e Strugës dhe më gjërë. Sot përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga mbështetësit e tij, Labënishti siç duket i jep një mesazh të fuqishëm kundërshtarëve të tij në këtë parti, duke ironizuar me moton e kësaj partie për zgjedhjet e ardhëshme “Fillojmë”.

Se nga kush është i rrethuar personi në fjalë në fotografinë e bashkëngjitur në tekst, autori nuk tregon dhe për të njëjtën nuk sjell fakte se personat në fotografi janë aktivistë. Opinioni besueshmërinë ndaj lajmit e bazon në kuadër të dëshmive që i sjell gazetari.

“Ne vazhdojmë ndërkohë të tjerët mendojnë të fillojnë” shkruhet në foton në fjlaë, ku Labënishti është i rrethuar nga aktivistë dhe antarë të BDI-së nga Struga, njofton portali Drini.mk

Aktivitetet e Arben Labënishtit nuk kanë ndaluar prej kohës kur ai dha dorëheqje nga funksionet politike që kishte në BDI, për shkak të kundërshtive që kishte me mënyrën e funskionimit të partisë së Ali Ahmetit.  Edhe pse pa pushtet politiki, një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të BDI-së i qëndruan dhe vazhdojnë ti qëndrojnë përkrah duke realizuar shumë shpesh takime dhe aktivitete të ndryshme./Drini.mk

Titulli në një tekst si ky, bën që lexuesi të çorientohet. Kjo, pasi fjala “selam” e cila është vendosur në titulli, nuk sjell atë që në të vërtet pret lexuesi nga teksti. Gazetari profesionist, një rast si ky do ta bënte lajm duke dhënë sqarim, se vallë çfarë po vazhdon personi i përfolur në tekst dhe për sqarimin e kësaj dileme dhe informimin e opinionit, do të kërkonte qëndrim nga vetë ai. Një fotografi dhe një paralajmërim nuk janë bazë e mjaftueshme për lajm. Gjithnjë duhet kujtuar se lajm përbëjnë risitë dhe gjërat e jashtëzakonshme.

 

 

 

Exit mobile version