Site icon PORTALB

“El Clasico” mbetet pa Messin

Lionel Messi

Lionel Messi

Loe Messi duket se do ta humb “El Clasicon” e 21 nëntorit ndaj Real Madridit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, duket se do ta humb derbin që cilësohet më i madhi në botë, “El Clasicon”.

Gazeta spanjolle sportive ‘Sport’, në ballinën e numrit të sotëm ka shfaqur Messin me mbi shkrimin ‘Ai nuk luan në “El Clasico”’.

Sipas Sport, ekziston mundësia që Messi të mos rikuperohet në kohë për “El Clasico”. Synimi kryesor i Barcelonës është që futbollisti të rikuperohet plotësisht duke mos rrezikuar.

Luis Enrique në ndeshjen ndaj Getafes ka testuar formacionin nga 4-3-3 në 4-4-2 dhe në rast të mungesës së Leo Messit në “Santiago Bernabeu”, atëherë Barca do të luaj me Neymar e Suarez në sulm dhe katër mesfushorë.

Exit mobile version