Site icon PORTALB

LSM, fushatë kundër ekonomisë gri

Denarë

Denarë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe Seksioni i të rinjve pranë LSM-së sot do ta promovojnë fushatën “Përfshiju dhe thuaj STOP për ekonominë gri, thuaj STOP për punën e paparaqitur”, njofton MIA.

Fushata është në kuadër të projektit “tatime, ekonomi joformale dhe korrupsion në vendet e Ballkanit Perëndimor” që e realizojnë Konfederata ndërkombëtare e sindikatave, Këshilli panevropian rajonal dhe Konfederata norvegjeze e sindikatave.

Fushata, qëllimi kryesor i së cilës është që të përforcohet lufta kundër ekonomisë gri dhe të ngritet vetëdija te të rinjtë, fillon sot me panel debatin dhe konferencën për shtyp në LSM, në të cilën do të marrin pjesë punonjës të sindikatave dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Exit mobile version