Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 71-të, në rend dite të së cilës janë 118 pika.
Deputetët, mes tjerash, duhet të diskutojnë për propozimet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Ligjit për eksproprijim dhe Ligjit për furnizimet publike.
Në rend dite janë edhe propozim ndryshimet e ligjeve për zonat e zhvilluara teknologjike industriale, për mjedisin jetësor, për planifikim hapësinor, për sigurim shëndetësor, për fertilizim të ndihmuar biomjekësor dhe për shërbim në ARM, njofton MIA.