Site icon PORTALB

Mustafa: Zahir Pajaziti një ndër figurat kryesore të historisë sonë të re

Kërkohet dorëheqja e Isa Mustafës

Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar komandantin e shquar të UÇK-së, Heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti, në 53 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa thekson se Zahir Pajaziti, me jetën dhe veprën e tij epike, gjatë luftës për çlirimin e atdheut, u bë ikonë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton kumtesa nga Zyra e Kryeministrit.

“Zahir Pajaziti ishte ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së, i cili për asnjë moment nuk e ndali luftën e paepur për çlirimin e atdheut dhe arritjen pavarësisë së Kosovës. Jeta e tij e shkurtër në vite, është një trashëgimi e madhe për historinë më të re të vendit tonë, një ndër figurat qendrore të së cilës, është Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti”, thekson kryeministri Isa Mustafa.

Duke iu referuar idealeve të Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa shpreh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhim maksimal për realizimin e synimeve të tyre për ndërtimin Kosovës shtet të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe partnerët tjerë perëndimorë.

Exit mobile version