Site icon PORTALB

Moti gjatë javës së parë të nëntorit

Edhe gjatë javës së parë të nëntorit do të vazhdoj të mbajë mot stabil, kryesisht me diell. Në vise të ulëta dhe lugina priten mundësi për mjegull, që vende-vende do të mbetet edhe gjatë ditës. Temperaturat në rritje, me maksimale nga 14C deri 17C.

Edhe gjatë javës së parë të muajit nëntor rajoni dhe vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e zonave me presion të lartë. Si rrjedhojë do të vazhdojë të mbajë mot stabil, kryesisht me diell. Në vise të ulëta dhe lugina priten mundësi për mjegull, e cila vende-vende mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Të hënën në mëngjes vende-vende do të ketë edhe ngricë.
Temperaturat do të jenë në rritje, me minimale që do të sillen nga -1C deri 3C, e ato maksimale nga 14C deri 17C. Era do të fryejë lehtë kryesisht nga verilindja-lindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të jetë në zbritje, por do të mbetet mbi vlera.

Exit mobile version