Site icon PORTALB

Zgjedhjet në Turqi, votojnë Erdogan dhe Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine dhe vajza e tij, Sümeyye Erdoğan kanë votuar në zgjedhjet e sotme që po mbahen në Turqi.

Davutoğlu u shpreh se qeverisja e vendit është një çështje besimi, marrë nga populli dhe nevojiten shërbime të përhershme dhe jo poste të përhershme. “Dhe nga kjo pikëpamje këto rezultate shpresoj që do të jenë për të mirën e 78 milionë njerëzve, për demokracinë dhe mjedisin demokratik. Para çdo gjëje uroj që këto votime të jenë në të mirë të popullit dhe njerëzisë”.

Ndërsa, Erdogan duke vënë në dukje se të gjithë, si popull duhet të respektojë vullnetin kombëtarë i cili do të vendoset sot tha se: “Turqia ka bërë shumë përparime në rrugën drejt demokracisë dhe këtë përparim do ta përcaktojë edhe njëherë me zgjedhjet e ditës së sotme”.

Presidenti turk pasi ka votuar, në një deklaratë për mediat duke uruar që zgjedhjet të jenë të dobishme për kombin dhe vendin, tha se ditën e sotme afërsisht 54 milionë njerëz do të shkojnë drejt kutive të votimit.

Exit mobile version