Site icon PORTALB

Erdogani e quan të shëmtuar thirrjen e mediave ndërkombëtare për të mos votuar për AKP-në

Rexhep Taip Erdogan

Sot ka nisur procesi zgjedhor në Turqi, me miliona turq që po votojnë në zgjedhjet e parakohshme. Një rezultat që do të mundësonte krijimin e qeverisë pa koalicion është më i pëlqyeri, ndërsa çdo përfundim si ai i 7 qershorit të këtij viti thjesht do ta rifuste vendin në vorbullën e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë.

Veçse në fushatën para zgjedhjeve të sotme nuk kanë munguar dhe thirrje të mediave ndërkombëtare, që hapur i kanë ftuar votuesit të mos e japin votën për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim. Një prej tyre, The Economist, nuk ka ngurruar t’i nxisë votuesit turq të votojnë kundër AKP-së, duke e përshkruar me nota kritike dhe presidentin e vendit.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Rexhep Tajjip Erdoganit dje në Stamboll, që e ka quajtur të shëmtuar këtë qëndrim, e që nuk ka të bëjë aspak me etikën politike.

“Shihni zgjedhjet në vendin tuaj,” kanë qenë fjalët e presidentit karizmatik turk.

“Unë dua që në këtë vend të fitojë qëndrueshmëria, të fitojë vetëbesimi, uniteti, solidariteti e vëllazëria. Shkurt, dua të fitojë Turqia!”, ka deklaruar Erdogani.

Exit mobile version