Site icon PORTALB

Gostivar: Aksident i rëndë, humb jetën një person

Gostivar, aksident i rëndë

Një person ka humbur jetën sot në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur në dalje të Gostivarit drejt Mavrovës, mëson “Kurir”.

MPB ka konfirmuar informacionin se një person ka humbur jetën në vendngjarje pas aksidentit. Përplasja ka ndodhur mes makinës të llojit BMW me targa të Gostivarit dhe një kamion “MAN”. Sipas informacioneve të para, shoferi i BMW-së, ka vdekur në vendngjarje.

Policia ka dalur në vendngjarje, ndërsa komunikacioni është ndërprerë për arsye se ekziston rreziku që kamioni të rrokulliset dhe të bie në humnerë.

Exit mobile version