Site icon PORTALB

Liverpooli shpreh interesim për sulmuesin e Barcelonës

Michael Tello

Michael Tello

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me fazën ofenzive dhe për këtë po mendon që gjatë muajit janar të transferoj një sulmues anësor.

Liverpool Echo shkruan se dëshira kryesore e gjermanit është sulmuesi i Barcelonës, Christian Tello, i cili vitin e kaluar dhe këtë edicion është i huazuar në Porto.

Tello ka treguar shumë paraqitje të mira me skuadrën portugeze dhe Klopp beson se futbolli i tij do të përshtatej shumë mirë edhe në Premierligë.

Po, Liverpool duhet të luftoj me rivalin e qytetit, Everton skuadër kjo po ashtu e interesuar për spanjollin.

Exit mobile version