Site icon PORTALB

Specialisti i Sizmologjisë: Presim tërmete të tjera, s’dihen magnitudat

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në pjesër veriperëndimore të Maqedonisë me intensitet prej 3 deri 4 shkallë

Pas tërmeteve të dy ditëve të fundit, të cilët kanë lëkundur Shqipërinë, ka folur edhe Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi.Në një prononcim për “News 24”, Koçi shprehet se ka një aktivitet në ngritje sizmik të zonës Jugore të Bulqizës.

 Ai gjithashtu shton se tërmete të tjera pritet të godasin vendin në mënyrë të përsëritur, por nuk mund të përcaktohet dot se sa do të jetë shkalla e tyre.
“Ka një rritje të aktivitetit sizmik të zonës së Bulqizës Jugore. Presim tërmete të tjera, por nuk mund ta përcaktojmë shkallën e tyre. Sot janë regjistruar tri tërmete”, tha ai.
Exit mobile version