Site icon PORTALB

Klopp: Chelsea më kujton Dortmundin

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se forma e dobët që e ka Chelsea ia kujton atij gjendjen që e kishte Dortmund sezonin e kaluar.

”Sigurisht që ndiej keqardhje për Mourinhon, kjo është normale. Ai është një trajner i madh dhe unë nuk mendoj se dikush në këtë dhomë është në dyshim se ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

”Gjëra të tilla si kjo të ndodhin dhe kam pasur një rast të ngjashëm në Dortmund vitin e kaluar. Gjë e mirë ishte që askush në klub nuk ka qenë në dyshim për pozicionin tim – askush. Unë kurrë nuk ndjeva presion”.

”Mourinho është i aftë të zgjidh këto situata”, potencoi Klopp.

Exit mobile version