Site icon PORTALB

Shkëputen City e Arsenali, çalon United

Arsenali vazhdon serinë e fitoreve

Arsenali vazhdon serinë e fitoreve

Manchester City ka marr tri pikë në minutat e fundit të takimit duke e mposhtur Norwich Cityn me rezultat 2:1, derisa në anën tjetër, Unitedi ka barazuar pa gola si mysafirë i Crystal Palace
Skuadra e Manuelle Pellegrinit, ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme, pasi e mposhti me shumë vështirësi Norwich Cityn në Etihad Stadium.

Golat për Cityn i shënuan, Nicolas Otamendi dhe Yaya Toure nga pika e bardh, derisa për mysafirët shënoi Cameron Jerome.

Skuadra e Arsene Wenger, ka marr tri ikë shumë të rëndësishme përball Swanseas, të cilën e mposhti me rezultat 3:0.

Golin për 1:0 e shënoi Olivier Giroud në minutën e 49’të, Laurent Koscielny në minutën e 68’ shënoi për 2:0, derisa për 3:0 shënoi i riu Joel Campbell në minutën e 73’të.  Pas kësaj fitoreje, Arsenali gjendet në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë.

Exit mobile version