Site icon PORTALB

A e rrëzoi apo jo ISIS aeroplanin në Egjipt ku vdiqën 224 persona?

Aeroplan

Një avion rus me të paktën 224 pasagjerë në bord, është rrëzuar në pjesën qendrore të Gadishullit Sinai në Egjipt, dhe BBC raporton se nuk ka të mbijetuar nga ky aksident fatal.

Aeroplani është gjetur në zonën Hasana edhe trupat janë larguar së bashku me mbetjet e aeroplanit. Zyrtarët e kanë përshkruar si një pamje shumë tragjike me trupat e viktimave që ende ishin të ulur në ulëset e pasagjerëve

Pas ngjarjes tragjike, në internet qarkulloi një deklaratë se është Shteti Islamik ai që po e merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit, mirëpo ky konstatim s’po konsiderohet i saktë, raporton Guardian, transmeton Klan Kosova.

“Ushtarët e kalifatit ishin e rrëzuan një aeroplan rus, duke vrarë më shumë se 220 persona që ishin në bord. Falë zotit të gjitha vdiqën. O ju rusë, kuptojeni se s’jeni të sigurt në tokat e myslimanëve e as në qiejt e tyre”, thuhet në deklaratën e një grupi që pretendon se po flet në emër të ISIS-it, e bërë në rrjetin social Twitter.

Mirëpo, nuk janë dhënë prova se ishin pikërisht ata shkaktarët e rrëzimit të aeroplanit.

Ministri rus i transportit, ka thënë se këto deklarata nga gjoja përfaqësues të Shtetit Islamik se ishin ata që e rrëzuan aeroplanin, s’mund të konsiderohen të sakta, raporton The Guardian.

Exit mobile version