Site icon PORTALB

Nëse PDK nuk e mbështet Mimozën, Pacolli tërhiqet nga Qeveria

Nëse PDK nuk e mbështet Mimozën, Pacolli tërhiqet nga Qeveria

Nëse PDK nuk e mbështet Mimozën, Pacolli tërhiqet nga Qeveria

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca për Kosovë të Re janë vënë në garë për ti marrë 5 mijë e 436 votat e PDK-së në Komunën e Gjakovës.

Kështu, AAK e cila i ka dhënë mbështetje të martën Partisë Demokratike të Kosovës në raundin e dytë për Kryetar të Prizrenit po kërkon mbështetjen e PDK-së në Gjakovë.

Burime të Express brenda AAK-së kanë treguar se nëse PDK nuk e mbështetë Pal Lekajn në Gjakovë marrëveshja për Prizrenin do të prishet.

“Nëse nuk e marrim përkrahjen e PDK-së në Gjakovë as PDK nuk do ta ketë përkrahjen në Prizren”, ka thënë një zyrtar i AAK-së.

Në anën tjetër, edhe AKR po e kërkon përkrahjen PDK-së për të fituar garën në raundin e dytë në Gjakovë.

Zyrtarë të AKR-së kanë thënë për Express se nëse Partia e Thaçit nuk e mbështet Mimoza Kusarin në balotazh, atëherë Partia e Pacollit do të dalë nga Qeveria. Nëse PDK nuk e mbështetë Mimoza Kusarin në Gjakovë, atëherë mbetja në koalicion është e pakuptimtë”, ka thënë një zyrtar i AKR-së.

Sidoqoftë, në zgjedhjet e së dielës, AKR me Mimoza Kusarin ka dalë e para me 19 mijë e 308 vota apo 43.43 për qind e votave. Pal Lekaj i AAK-së ka marrë 3390 vota më pak se kandidatja e AKR-së apo 15 mijë e 918 vota, që i bie 35.8 për qind. I treti është renditur Hajdar Beqa i PDK-së me 5 mijë e 436 vota apo 12.33 për qind.

Exit mobile version