Site icon PORTALB

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare në Turqi

AK Parti - Turqi

Turqia nesër do të shkojë në votime për të zgjedhur anëtarët e sesionit të 26-të të Parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet e nesërme në këtë vend të drejtën e ushtrimit të votës e kanë 54 milionë e 49 mijë e 940 persona. Ndërkohë në të gjithë vendin do të hapen 175 mijë e 6 qendra votimi.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 16 parti politike, AK Parti, Partia e Turqisë së Pavarur, Partia e Unitetit të Gjërë, Partia Republikane Popullore, Partia Demokratike, Partia Demokratike e Majtë, Partia Demokratike e Popujve, Partia Komuniste, Partia e Popullit, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, Partia Lumturia, Partia Atdheu dhe Partia e Shpëtimit të Popullit 85, Partia e të Drejtave dhe Lirive 78, Partia Rruga e Drejtë 67 dhe Partia Liberale Demokratike 61. Ndërkohë në këto zgjedhje do të garojnë 21 persona për të marrë statusin e deputetëve të pavarur.

Votimet pritet të fillojnë në oranë 08:00 dhe pritet të mbyllen në orën 17:00 sipas orës lokale, ndërkohë në disa rajone votimi pritet të mbyllet rreth orës 16:00 në bazë të një vendimi të marrë nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve.

Nëse në orën e mbarimit të procesit të votimit do të ketë akoma persona në radhë Kryetari i Qendrës së Votimit mund të zgjasë orarin e përfundimit të këtij procesi por duke i kontrolluar dokumentacionin përkatës dhe numërin e personave që presin në radhë përpara përfundimit të orarit zyratë. Për të votuar një qytetari në Turqi i duhet karta e identitetit bashkë me dokumentin e zgjedhësit, ndërkohë personat të cilët nuk e kanë kartën e zgjedhësit do të lejohen të votojnë, por duke pasur pranë një kartë identiteti e cila përmbanë edhe numërin e ID personale.

Qytetarët turq që jetojnë jasht vendit të tyre kanë përfunduar procesin e votimeve sipas datave të përcaktuara nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve, ndërkohë procesi i votimit në pikat kufitare ende vazhdon për personat të cilët nuk do të mund të kenë mundësi të votojnë nesër pasi mund të kenë planifikuar ndonjë udhëtim ndërkombëtarë. Procesi i votimit në pikat kufitare i cili ka filluar më 8 tetor pritet të përfundojë nesër në orën 17:00.

Për votimet e ditës së nesërme janë prodhuar 75 mikionë e 288 mijë e 955 fletë votimi. Ndërkohë çdo qytetarë mund të shikojë lehtësisht në ueb-faqen e Komisionit të Lartë Zgjedhorë vendin se ku mund të votojë.

Parlamenti turk ka një total prej 550 vendesh, pragu minimal që partitë politike duhet të kenë për të hyjnë në të është 10 për qind. Për të formuar një qeveri nevojitet një shumicë e thjeshtë, ose të paktën 276 vende në këtë parlament.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 zona të mëdha, numri i përfaqësuesve nga çdo qytet caktohet në bazë të numërit të popullsisë së rregjistruar. Stamboll siguron deri më tani 88 deputetë në Parlamentin turk. Ndërkohë atë e ndjek Ankaraja me 32 më pas vjen Izmiri me 26 dhe më pas Bursa me 18.

– Heshtja zgjedhore

Heshtja zdhedhore sipas rregullave të cilat janë caktuar më parë nga Komisioni i Lartë Zgjedhor (YSK) dhe Këshilli Suprem i radios dhe televizionit (RTUK), hyri në fuqi dje në mesnatë sipas kohës lokale.

Sipas vendimit të YSK, kjo heshtje zgjedhore do të zgjasë deri të dielën, më 1 nëntor, në kohën kur YSK të deklarojnë ndërprerjen e heshtjes. Gjatë kësaj periudhe, televizionet radiot dhe mediat e tjera janë të ndaluara të publikojnë lajme dhe komente për rezultatet e zgjedhjeve si dhe reklama politike, zgjedhore.

Exit mobile version