Site icon PORTALB

Gjermania mund të ndërmjetësojë në çështjen e emrit

Gjermania si nja nga shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, në kushte kur BE është e “palëvizshme”, mund të ndërmjetësojë në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, thotë deputeti i Bundestagut Gjerman Jirgen Klimke për Dojçe Vele.

Sipas tij, për Maqedoninë edhe më tej mbeten aktuale tre sfidat: Integrimi në BE dhe NATO, marrëdhëniet etnike mes Shqiptarëve dhe Maqedonasve dhe përmirësimi i gjendjes sociale me zvogëlimin e papunësisë.

“Këto gjëra janë të rëndësishme për Maqedoninë por edhe për BE-në, por për shkak të çështjes së emrit nuk mund të bëhet një hap para. Për ne Gjermanët është e rëndësishme që edhe Maqedonasit edhe Greket ti kemi në BE. Si një ndër shtetet më të rëndësishme të BE-së, Gjermania këtu mund të ndërmjetësojë, të ofroj propozim të qëndrueshëm i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët”, ka thënë Klimke.

Por sipas tij komisioni për punë të jashtme do të merret me këtë çështje pasi të shqyrtohet në Bundestag.

Exit mobile version