Site icon PORTALB

Ministri kroat: Serbia nuk ka para për të blerë armatim nga Rusia

Ministri i Mbrojtjes në Kroaci, Ante Kontromanoviq nga Spliti ka thënë se për Serbinë blerja e armëve nga Rusia është “mision i pamundur”, pas sipas tij, Serbia nuk ka para për këtë.

Agjencia e lajmeve “Hina” citon Kontromanoviqin duke thënë se Serbia duhet të zgjedh ose të shkoj me Perëndimin ose me Federatën Ruse, transmeton Indeksonline.

Pas një takimi me zëvendësadmiralin amerikan James Fogh, Kontromanoviq po ashtu iu ka përgjigjur deklaratave të fundit të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh i brengosur mbi qëndrueshmërinë e Ushtrisë Kroate.

“Ushtria Kroate është në rritje të vazhdueshme në katër vitet e fundit, dhe kur Vuçiq shpreh brenga për Ushtrinë Kroate ky do duhej të ishte komplimenti më i madh që Ushtria Kroate merr këto vite”, ka thënë ai me ironi.

I pyetur mbi njoftimin e Serbisë për armatosje nga Rusia, Kontromanoviq ka thënë se ky “është mision i pamundur” tani për tani pasi Serbia nuk ka para për këtë.

Exit mobile version