Site icon PORTALB

Obama bisedë telefonike me Emirin e Katarit për krizën në Siri

Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, të enjten u zotuan për mbështetje ndaj opozitës siriane. Këtë deklaratë ata e bënë gjatë një telefonate në të cilën diskutuan për bisedimet e krizës të cilat po mbahen në Vjenë, Austri rreth krizës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të krijuar kushtet e tranzicionit të suksesshëm politik”, tha Shtëpia e Bardhë.

Të dy liderët gjithashtu u pajtuan për të kontribuar në bisedimet e Vjenës të planifikuara për sot.

Exit mobile version