Dramë në Shkollën Fillore “11 Tetori” që është në kompetencë të Komunës Qendër. Përplasjet mes dy drejtorëve për atë se cili është e cili jo legjitim në këtë institucion arsimor nuk kanë të ndalur. I gjithë ky kaos ka ndodhur në praninë e zyrtarëve policor dhe prindërve të nxënësve të kësaj shkolle. Këta të fundit e akuzuan ish drejtoren Kostadinova për papërgjegjësi, njofton Alsat M.
Drejtori i ri i kësaj shkolle Vasko Llazarevski thotë se pas mbledhjes së këshillit të mësuesve të kësaj shkolle u konfirmua mandati i tij. Sipas tij Kostadinova duhet të kthehet në shkollën amë dhe të vazhdojë në vendin e saj të punës.
Ish drejtoresha Daniella Kostadinova thotë se më 26 tetor nga Komisioni Shtetëror për vendim gjatë procedurave juridike i është thënë se vendimi i kryetarit të Qendrës Andrej Zhernovski për shkarkimin e saj është i paligjshëm. Kostadinova vazhdon të këmbëngulë se akuzat në adresë të saj lidhur me rastin e helmimit të nxënësve rreth 2 muaj më parë janë të pabaza dhe janë pjesë e një skenari të organizuar nga vetë Zhernovski.