Site icon PORTALB

Shoqata “Ka Ardhmëri”: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, janë përgjegjëse për krizën politike

Shoqata "Ka Ardhmëri"

Shoqata "Ka Ardhmëri"

Shoqata “Ka Ardhmëri”, ka mbajtur seancë të rregullt me Bordin Ekzekutues në të cilën është rishikuar dhe diskutuar gjendja e tanishme politike në Maqedoni, njofton Portalb.

Ka Ardhmëri”, plotësisht e përkrahë procesin politik i cili ka filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos, në të cilin aktorët kryesor janë katër partitë politike, njëkohësisht bën apel që sa më shpejtë të dilet nga kriza.

“Për Shoqatën dhe anëtarët e Shoqatës sonë, të gjitha përpjekjet për bllokim ose opstruim të kësaj marrëveshje politike janë, përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta ndaluar zhvillim e ardhshëm demokratik në Maqedoni si shtet kandidat për integrim në BE dhe NATO. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politik që janë të kyçur në këtë proces, t’u përmbahen principeve të marrëveshjes dhe nëpërmjet saj t’i tregojnë përpjekjen e tyre.  Duke pasur parasysh se në këtë marrëveshje, aktorët kryesorë janë katër partitë politike, atëherë këto bashkë e mbajnë përgjegjësinë për ardhmërinë e Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Shoqatës “Ka Ardhmëri”, njofton Portalb.

Exit mobile version