Site icon PORTALB

Si reagonin komunistët maqedonas kundër “nacionalizmit” të Azem Vllasit në vitin ’88? (VIDEO)

Azem Vllasi

Azem Vllasi

Një kronikë e lajmeve të Radio Televizionit të Beogradit nga viti 1989, mes tjerash përmban edhe reagimin e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë ndaj qëndrimeve “nacionaliste” të kryetarit të atëhershëm të Komitetit Krahinor të Kosovës Azem Vllasi, raporton “Lajm”.

“Kryesia e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë vlerëson se politikisht është e papranueshme deklarata e paradokohshme e Azem Vllasit në Split dhe ajo çka shkruajnë Mlladina dhe Revija kundër Armatës Popullore Jugosllave. Deklarata e Vllasit inkurajon nacionalistët shqiptarë dhe diskualifikon rezultatet e udhëheqësisë maqedonase në ndërtimin e barazisë mes kombeve dhe kombësive në këtë republikë”, thuhet mes tjerash në reagimin e komunistëve të atëhershëm maqedonas.

Reagimi mes tjerash ka pasur të bëjë edhe me shkrimet e atëhershme të revistave progresive sllovene dhe kroate Mlladina dhe Revija, kundër armatës jugosllave.

Video përmban edhe kronikë për punën e Komitetit Krahinor të Kosovës, mirëpo me qëndrime të interpretuara e jo të cituara.

Exit mobile version