Site icon PORTALB

Nepali për herë të parë me presidente femër

Bidhya Devi Bhandari

Parlamenti i Nepalit ka shënuar një moment historik për vendin aziatik, pasi për herë të parë ka zgjedhur një grua për presidente të vendit.

Bidhya Devi Bhandari, për një kohë të gjatë ka qenë aktiviste për të drejtat e grave, ndërsa aktualisht është edhe nënkryetare e Partisë Komuniste në Nepal, transmeton Gazeta Blic.
54-vjeçarja ka qenë gjithashtu ministre e Mbrojtjes nga viti 2009 në 2011.

Ajo ka premtuar se do të luftojë më shumë për të drejtat e grave dhe të minoriteteve në Nepal.

Exit mobile version