Vetëm disa ditë pas përfundimit të Festivalit të Teatrit të Dibrës, vjen një tjetër çmim për aktorin Adrian Aziri, atë për rolin dytësor në shfaqjen “Art”. “Shërbetori i dy zoterinjeve” u zgjodh shfaqja më e mire e festivalit.
Në festivalin e Teatrove të Kosovës që mbrëmë ka përfunduar në Ferizaj, Adrian Aziri ka fituar çmimin e rradhës me shfaqjen “Art” të regjisorit Qëndrim Rijani. Vlen të përmendim se edhe vitin e kaluar në po të njëjtin festival Adrian Aziri fitoi dy çmime me shfaqjen “Vdekja aksidentale e një anarkisti”.
Ky ishtë edicioni i 45 i Festivalit të Teatrove “Ferizaj-2015” që filloi më 21 tetor dhe në repertorin e tij pati nëntë shfaqje nga të gjitha trevat shqiptare.
Juria pesë anëtarëshe ishte në përbërje: Fadil Hysaj, Mehmet Xhelili, Ismajl Ymeri, Dardana Mehmeti dhe Shkëlzen Marevci./