Site icon PORTALB

Turqi, arrestohen 285 anëtarë të DAESH-it

Policia rrit masat e sigurisë

Policia turke rrit masat e sigurisë

Në operacionet e ndërmarra kundër organizatës terroriste DAESH në 9 muajt e parë të vitit 2015 janë arrestuar 285 anëtarë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Koordinatorit të Diplomacisë Publike thuhet se janë konfiskuar tonelata materiale që përdoren në prodhimin e bombave të organizatës terroriste DAESH të cilat ishin planifikuar të përdoreshin në sulme brenda Turqisë.

Me operacionet e forcave të sigurisë kundër DAESH-it të intensifikuara kryesisht në rajonet kufitare theksohet se janë parandaluar shumë sulme.

Në operacione janë konfiskuar 300 kg TNT lëndë shpërthyese, 2 mijë e 700 kg lëndë kimike për t’u përdorur në prodhimin e shpërthimeve, 1 raketë-hedhëse, 13 armë të kalibrit të madh, 40 pistoleta, 21 armë gjahu, 40 bomba dore si dhe 6 bomba të prodhimit artizanal të cilat ishin planifikuar të përdoreshin nga DAESH-i në sulmet brenda Turqisë.

Deri më sot në operacionet e kryera janë ndaluar më shumë se 1 mijë persona të dyshuar si anëtarë të organiztës terroriste DAESH. Ndërsa 285 prej këtyre të cilët janë përcaktuar se kanë marrë pjesë në aktet e organizatës terroriste, dhe se kanë ofruar mbështetje logjistike dhe me burime për dërgimin e luftëtarëve ndaj organizatës. Pasi kanë dalë para gjykatës janë arrestuar.

– Masat shtesë në luftën kundër terrorizmit

Krahas armëve dhe lëndëve shpërthyese të konfiskuara gjatë operacioneve kundër organizatës theksohet se janë konfiskuar 96 celularë dhe qindra sim kartela të marra me identitete të pavërteta për t’u përdorur në këto telefona. Në raportet e njësive të shërbimeve inteligjente theksohet se anëtarët e organizatës ndërrojnë shpeshherë telefonat për të mos u arrestuar. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë kësaj janë konfisuar edhe një sasi e konsiderueshme e mjeteve për depozitimin e të dhënave.

Ndërsa në anën tjetër thuhet se Forcat e Armatosura Turke kanë marrë masa shtesë në zonat kufitare me qëllim për të parandaluar kalimin e luftëtarëve të huaj nga Turqia në rajonet e konfliktit, ku në kuadër të këtyre masave është hapur kanal (hendek) me një vijë prej 383 km, 73.6 kilometër argjinaturë dhe 17.5 km murë betoni.

Në vijën kufitare është vendosur 107.8 km pengesa me tela dhe është ndriçuar një pjesë e kufirit prej 422.6 km. Po ashtu thuhet se nga 1 janari i vitit 2014 deri më 22 tetor të vitit 2015 numri i personave të ndaluar gjatë përpjekjeve për të kaluar në mënyrë ilegale në kufirin Turqi-Siri ka arritur në 196 mijë e 763 persona (pa përfshirë refugjatët).

– Janë shtuar operacionet kundrejt DAESH-it

Pas operacioneve të ndërmarra kundër DAESH-it më 26 tetor në qytetin Diyarbakır dhe në qytete të tjera të Turqisë janë ndërmarrë një sërë operacionesh.

Ekipet e anti-terrorizmit në Stamboll patën ndërmarrë operacione kundër DAESH-it në 27 adresa të ndryshme në rajonet Sultanbeyli, Pendik dhe Ümraniye ku dhe në kontrollet e ushtruara në tre adresa u konfiskuan materiale të ndryshme digjitale të organizatës.

Si rezultat i operacioneve ishin arrestuar 21 persona ku 7 prej tyre fëmijë. Në operacionet e ndërmarra në qytetin Konya u ndaluan 33 persona, kurse në operacionet e ndërmarra në qytetin Kocaeli ishin ndaluar 14 persona, pjesëtarë të DAESH-it.

Exit mobile version