Site icon PORTALB

Ajri i ndotur në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kavadar

Ndotja ajrit ne Shkup

Shkup, foto arkiv

Në të gjitha komunat e Shkupit, Tetovës, Manastirit dhe Kavadarit janë regjistruar koncetrime të larta të PM10 grimcave, njofton MIA.

Sipas matjeve, ndotja është më e madhe në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, kur në stacionet e matjes janë regjistruar koncetrime prej 250 mikrogramë në metër katror në Lisiçe dhe Tetovë, 230 në Manastir dhe Kavadar, Qendër, Karposh dhe Gazi Babë, 180 dhe nga 100 mikrogram në metër kub në Miladinovcë dhe te Rektorati në Shkup.

Koncentrimet e PM10 grimcave janë ulur në orët e mëngjesit, por janë mbi 35 mikrogramët e lejuar në metër kub.

Exit mobile version