Site icon PORTALB

Kurti: Kosova si Bosnja

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se dialogu me Serbinë është i pafavorshëm

Albin Kurti

Ai është njeriu i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në fakt nuk do të donte të mbahej mend si i tillë. Do të preferonte të ishte një aktivist i çështjeve të barazisë, por me një kusht: Në një vend normal. Ai është Albin Kurti dhe për të Kosova nuk është një vend normal.

Çështjet kombëtare dhe shtetformuese nuk janë vendosur, ndaj “Vetëvendosja” ka nisur një ndër aksionet e saj më të forta e më të ashpra politike. Albin Kurti dhe të tijët po kundërshtojnë hapur dhe me forcë një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, lidhur me organizimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që duket ta ketë vënë në vështirësi të mëdha qeverinë Mustafa-Thaçi.

Albin Kurti thotë në intervistën për “Shekulli”- n se nuk e dëshiron Kosovën si Bosnja, mendon që hapësirat e shqiptarëve në rajon po pakësohen dhe sigurisht që ka një vërejtje edhe për Tiranën zyrtare. Në ndryshim nga serbët, të shpërndarë edhe ata në disa shtete, Kurti mendon se shqiptarët janë a-centrikë.

Exit mobile version