Site icon PORTALB

Më në fund fiton edhe Interi

Icardi dhe Ljajiç duke u gëzuar

Icardi dhe Ljajiç duke u gëzuar

Pas tri barazimeve rresht, Interi është kthyer drejt fitoreve duke e mposhtur Bolognan me rezultat 1 me 0 si mysafir. Skuadra e Roberto Mancinit fitoi me vështirësi në kuadër të xhiros së dhjetë për t’u rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Mauro Icardi në minutën e 67-të. Më herët te Interi u përjashtua Felipe Melo pas dy kartonëve të verdhë. Interi tani prin me 21 pikë, një më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version