Site icon PORTALB

Lëvizja Besa realizoi takim në Ambasadën e Hungarisë

Lëvizja Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka realizuar një takim në Ambasadën e Hungarisë në Shkup.

Në këtë takim u fol për krizën e thellë politike me të cilën po përballet Maqedonia, si dhe injorimin që i bëhet Marrëveshjes së “Përzhinos” nga ana e partive në pushtet.

Lëvizja BESA në këtë ambasadë ka theksuar se Këshilli Mbipartiak është një ide ku pritet të grumbullohen të gjitha forcat progresive opozitare në vend.

Exit mobile version