Në rrugën “Kemal Sejfulla” në pjesën nga udhëkryqi me rrugën “Ferid Bajram” deri në udhëkryqin me rrugën “Bosnja e Hercegovina”, në Komunën e Çairit, sot dhe nesër do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Rruga do të jetë e mbyllur për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore për asfaltim. Nga Qyteti i Shkupit u apelojnë qytetarëve që të respektojnë regjimin e përkohshëm të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, ta adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për qarkullim të përdorin rrugët përreth.