Site icon PORTALB

Greqia pranon ofertën e BE-së

Refugjatë

Bashkimi Europian i ka ofruar Greqise, fonde për të mbuluar kostot e akomodimit të 20 mijë emigranteve të tjerë sirianë, në kampet e strehimit në ishujt grek. Këtë propozim Greqia e ka pranuar në një kohë që blloku i vendëve europiane po kalon në një fazë të veshtirë në tentative për të menaxhuar fluksin e jashtezakonshem të emigranteve në Europë.

Më shumë se 500 mijë emigrantë kanë kaluar tranzit nëpër Greqi gjatë këtij viti, shumica e të cilëve i janë larguar luftës civile në Siri. Një pjesë e mirë e tyre kanë për destinacion vendet më të zhvilluara ekonomikisht të Perëndimit apo Europës Veriore, veçanërisht Gjermaninë.

Greqia edhepse ne veshtersi ekonomike prej vitesh, tregoi gadishmeri per strehimin e refugjateve te ardhur, ndihme kjo e kushtezuar nga asistenca financiare e BE-se. Ata gjithashtu kerkuan mirekuptim qe strehimi i regfugjateve te jete i perkohshem, per t’i shperndare ata me vone ne vendet e tjera europiane, trasmeton abc.

Propozimi i pales europiane per Greqine vjen vetem pak dite pas samilitt te lidereve te BE-se ne Bruksel, ku u vendos qe miremenaxhimin e fluksit te emigranteve , do ta lehtesojne vende ballkanike si Greqia.

Exit mobile version